Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

A u “zbeh” edhe më shumë sovraniteti i Kosovës në veri nga vizita e Jens Stoltenberg-ut?

Extra AL PVC

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg në rajon dhe deklarimet e tij për media sidomos në Prishtinë dhe në Beograd, mbi mënyrat e shtensionimit të situatës në pjesën veriore të Kosovës, treguan qartë për këndvështrimin e alecancës se ku qëndron burimi i kërcimit të situatës së sigurisë.

Gjatë takimit më Presidenten, Vjosa Osmani ai deklaroi se Aleanca është duke e shqyrtuar mundësinë për rritjen e përhershme të NATO-së në territorin e Kosovës, si një mekanizëm për garantimin e paqes dhe sigurisë. Po ashtu, zyrtari më i lartë i NATO-së kërkoi që Prishtina t’i përmbahet marrëveshjes së vitit 2013, ku çdo angazhim i Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri kërkon negociata me KFOR-in.

Siç dihet, ishte ky dakordim i ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-sekretarit e NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, që kohën e fundit është bërë subjekt i polemikave politike, pasi Albin Kurti e denoncoi atë si burim të tradhtisë shtetërorë para opinionit. Mirëpo çuditërisht deri më tani ai nuk e ka ndërmarr asnjë veprim për ta lajmëruar Aleancën se nuk ka vullnet për ta zbatuar edhe më tutje atë.

Përkundrazi, sekretari i NATO-së, gjatë kësaj vizite deklaroi para presidentes se tash e tutje edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, duhet të konsultohet më trupat e KFOR-it për çdo aksion në veri.

Ky pohim i Sekretarit të NATO-së në mënyrë të tërthortë dëshmoi se sipas tij, shteti i Kosovës është përgjegjës nëpërmjet aksioneve të fundit policore për destabilizimin e sigurisë në këtë pjesë,. Dhe mbase kjo është arsyeja se pse ende nuk janë suspenduar masat sanksionuese ndaj Kosovës.

Ndërkohë, ishte e çuditshme dhe befasuese heshtja e zyrtarëve shtetërorë si Presidentes Osmani ashtu edhe Kryeministrit Kurti ndaj kësaj kërkese të re. Për më tepër, deri sa ata po përpiqeshin ta bindnin atë për planet destabilizuese të Rusisë, ai kërkonte nga të dy që të konsultohen me KFOR-in për planet e Kosovës. Dhe të mos veprojnë në mënyrë të njëanshme.

Kurse gjatë qëndrimit në Beograd numri një i Aleancës më të fuqishme ushtarake në histori e qortoi Serbinë, se me grumbullimin e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën nuk i kontribuon dhe ndihmon situatës, çfarë edhe solli reagimin e Presidentit të këtij shteti Aleksandar Vuçiq se Serbia nuk mund t’i pyes të tjerët se ku i mban trupat e saj brenda territorit shtetëror.

Këto deklarime në shumë çka qartësuan qëndrimin e NATO-së për shtegdalje nga kriza. FSK duhet t’i përmbahet marrëveshjes së viti 2013. Tash e tutje edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës nuk mund të veprojë në veri pa konsulta me KFOR-in. NATO ta shtojë numrin e trupave të saj. Kurse ushtria serbe të largohet nga zona kufitare me Kosovën.

Në këtë mënyrë, Kosovës iu bë e qartë se nëse e synon integrimin e veriut këtë mund ta bëjë vetëm përmes dialogut dhe garantim të autonomisë politike dhe territoriale. Përndryshe ndonëse jo në mënyrë të hapur, por duket sikur veriu ka rrëshqitur formalisht edhe më shumë drejt një “protektorati” nën menaxhimin e KFOR-it, sipas Rezolutës 1244. Mbase nuk është e rastësishme që kjo e fundit ka një rol kryesor edhe në draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

/TV Arbëria

 

 

 

 

spot_img

Të fundit

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e...

“Tung e ki, a të thashë mos fol sene që s’i din”, nxehet debati mes Zana Avdiu e Azdren Shalës

“Koalicionet fetare dhe kauza për Familjen”, është tema që...

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen e sotme ulje emergjente në aeroportin e Podgoricës, pasi kapiteni raportoi se kishte informacion se...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush je ti që e përfaqëson LGBT-në”, në Pressing në T7. Pjesë nga debati mes tyre: Klinaku: Ju...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e dëshmitares, Nadire Gashi, deklaroi se për zhdukjen e tani të ndjerit Bedri Rexhepi kishte kuptuar...