Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar se kanë ndodhur në Kosovë të martën.
Policia njofton se në katër prej këtyre rasteve viktima janë gratë, të cilat janë sulmuar e dhunuar fizikisht si dhe kërcënuar nga bashkëshortët apo ish-bashkëshortët e tyre.
Ndërsa, në njërin rast raportohet se dy gra janë rrahur-sulmuar mes vete për shkak të një mosmarrëveshje verbale.
Ky rast ka ndodhur në Prishtinë, ku palët më pas kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.
“Prishtinë 21.11.2023 – 19:40. Pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur-sulmuar mes veti dy të dyshuara femra kosovare. Palët kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raportin policor.
Ndërsa, në Lipjan është arrestuar një person pasi ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij dhe po ashtu ka kanosur viktimën.
“Lipjan 21.11.2023-10:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës kosovare -bashkëshortes së tij, dhe po ashtu ka kanosur viktimën. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”.
Në Ferizaj një tjetër person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
“Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj 21.11.2023 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij kosovare . Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
/TV Arbëria