Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Osmani mban takim me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

Osmani mban takim me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me pesë të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës.

Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë së rasteve.

Pas takimit, Osmani ka bërë ndarjen e “Çmimit për Guxim-Vasfije” për Shukri Gërxhaliun.

Kjo ngjarje është organizuar nga Qendra e Kosovës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës në 24-vjetorin e themelimit të saj.

/TV Arbëria