Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, në emër të partisë, ka kërkuar që të rritet buxheti për arsimin universitar dhe atë parauniversitar.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Dreshaj ka thënë se kjo rritje duhet të jetë nga 3.5% BPV-së në 7%.
“Në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së sot kam përgatitur Amandamentin për rritjen e buxhetit për arsimin universitar dhe atë parauniversitar nga 3.5 përqind BPV-së në 7 përqind.
Kam kërkuar që të krijohet një vijë e veçantë buxhetore për hulumtime shkencore, ashtu siç obligohemi edhe me MSA”, ka thënë Dreshaj.
/TV Arbëria