Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmet në veri të Kosovës.
Në një konferencë të përbashkët me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, Osmani tha se mosdënimi i Serbisë për sulmet e mëparshme solli ngjarjet në Banjskë.
“Duhet të adresohet përgjegjësia e Serbisë më 29 maj dhe 24 shtator. Në vend se të ekstradojë terroristët vazhdon t’i mbështesë ata. Pata paralajmëruar se nëse sulmuesit e trupave në maj udhëhiqeshin nga bandat kriminale do përfundonin pa dënuar do t’i inkurajonte të përsërisnin sulmet në shkallë më të madhe. Janë po të njëjtit njerëz që sulmuan NATO-n që e sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator”.
Osmani theksoi se roli i NATO-s dhe i KFOR-it është vendimtar në parandalimin dhe destabilizimin jo vetëm të vendit tonë, por gjithë rajonin pasi sipas Osmanit, Serbia mbetet kërcënim i vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin.
“Liria e Kosovës është rezulatat edhe i mbështetjes së NATO-s. Jemi falënderues për ushtarët e NATO-s të cilët po japin kontribut për paqe dhe stabilitet, por kjo paqe së fundi është cenuar seriozisht nga ana e Serbisë.
“Nëse Serbia nuk përballet me asnjë masë për këto sulme të vazhdueshme do të inkurajohej të sulmojë Kosovën dhe të ta destabilizojë Ballkanin. Roli i NATO-s në këtë drejtim është vendimtar pasi Serbia mbetet kërcënim për paqen në rajonin tonë”, deklaroi Osmani.
/TV Arbëria