Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kulturë-Histori > Toka – “Terë” – Tera – Fjalë e pastër shqipe

Toka – “Terë” – Tera – Fjalë e pastër shqipe

Krejt palogjike dhe aspak shkencore, që ajo të jetë latine. I hedhim një sy fjalorit të shqipes dhe kemi:

TERË f.

  1. Toka e thatë dhe e palëvizshme e bregut (në kundërvënie me ujin), stere. Një e treta është terë, dy të tretat det. Luftoi në det dhe në terë.
  2. Ana e thatë e një copë tjegulle a e një rrase prej guri në lojën lagaterë; kund, lagë, Tera e petës së gurit.

TER kal.

Thaj. Teri çarçafët (këmishën), teri lotët, teri duhanin.

E teri tokën era, ter në diell (në zjarr, në erë), Endej për ta terur.

TEREM vetv.

  1. Thahem, u terën rrobat, u ter kripa, u ter moçali, m’u ter goja (fyti, gjuha).

U terën pas zjarrit.

STERE f.

Toka e thatë dhe e qëndrueshme e bregut (në kundërvënie me sipërfaqen e lëkundshme të ujit të detit), terë; kund. lagë. Dolën (zbritën) në stere, banon në stere, ndërmjet detit dhe steresë, rrip toke që lidh detin me sterenë.

SHTERJE f.

Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve SHTER, SHTERET. Shterja e krojeve (e burimeve).

SHTERP mb.

  1. vet. f. Që nuk pjell fare ose që nuk është mbarsur një vit (për femrat e rritura të disa kafshëve shtëpiake si delja, dhia, lopa etj.). Dele (dhi, lopë) shterpë.
  2. vet. f. bised. Që nuk lind fëmijë, grua shterpë, mbeti shterpë.
  3. Që nuk lidh fare (për lulet); që nuk ka lidhur kalli (zakonisht për misrin), lule shterpë, ajo tokë e lë shterpë bimën.

PASTËRMA f.

Mish i prerë në rripa, i vënë në kripë dhe i tharë në tym, që ruhet për dimër; gjella që bëhet me këtë mish, pastërma lopë (derri, kau), mish pastërma, bëj pastërma.

PASTËRTI f.

  1. Të qenët i pastër, vetia e dikujt a e diçkaje të pastër, pastërti e madhe (shembullore). Pastërti morale (shpirtërore), pastërtia e ajrit (e mjedisit), pastërtia e farës, pastërtia e ndjenjave (e shpirtit), pastërtia e gjuhës, shkalla e pastërtisë së një lënde, mban pastërti, këtu ka pastërti, i prish pastërtinë.

Pa haruar këtu fjalët shqipe: trojë, truall, trok, etj.

Aleksander Hasanas

/TV Arbëria

 

 

Powered by WordPress