Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Teknologji > Gjermania, Italia dhe Franca do të rregullojnë bashkërisht inteligjencën artificiale

Gjermania, Italia dhe Franca do të rregullojnë bashkërisht inteligjencën artificiale

Franca, Gjermania dhe Italia kanë arritur një marrëveshje për rregullimin e përbashkët të inteligjencës artificiale (AI), tregon një dokument i përbashkët i marrë nga Reuters, i cili pritet të përshpejtojë negociatat në nivel evropian.

Të tre qeveritë mbështesin angazhimet vullnetare për kompanitë më të vogla dhe më të mëdha të inteligjencës artificiale në Bashkimin Evropian, transmeton Telegrafi.

Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian aktualisht po diskutojnë se si duhet të krijohet aleanca.

 

Në qershor, Parlamenti Evropian prezantoi “Aktin e IA”, i cili synon të parandalojë rreziqet e aplikimeve të IA dhe të shmangë efektet diskriminuese, duke mbështetur fuqinë inovative të IA.

Gjatë debatit, parlamenti propozoi një kod sjelljeje që fillimisht do të ishte i detyrueshëm vetëm për ofruesit e mëdhenj të IA, kryesisht nga SHBA.

Të tre qeveritë besojnë se një avantazh konkurrues për kompanitë më të vogla evropiane mund të ketë një efekt negativ, pasi do të ulë besimin tek to dhe do të rezultojë në më pak përdorues.

Prandaj, kodi duhet të jetë i detyrueshëm për të gjithë, pretendojnë të tre shtetet. Në fillim nuk duhet të ketë sanksione, por me kalimin e kohës duhet të krijohet edhe një sistem ndëshkimesh.

Ministria gjermane e Ekonomisë, e ngarkuar me negociatat me Ministrinë e Çështjeve Digjitale, beson se ligjet dhe kontrolli shtetëror nuk duhet të përqendrohen në vetë IA, por në zbatimin e saj.

Qeveritë në mbarë botën po përpiqen të shfrytëzojnë përfitimet ekonomike të IA, por gjithashtu po marrin parasysh sigurinë e saj.

Britania e Madhe mbajti takimin e saj të parë mbi këtë temë në nëntor, dhe Gjermania do të organizojë një konferencë digjitale në Jena të hënën dhe të martën, e cila do të mbledhë së bashku përfaqësues nga bota e politikës, biznesit dhe shkencës.

/TV Arbëria

Powered by WordPress