Diturije Deliu do të festonte sivjet ditëlindjen e 25-të.
Ishte e vetmja që i mbijetoi masakrës së 26 shtatorit 1998. I kishte gjashtë javë. Forcat e armatosura serbe ia masakruan 22 anëtarë të familjes.
Ajo u gjet e gjallë e fshehur nën trupin e nënës Lumnije, nënës mburojë.
E mbijetuara e masakrës në Abri të Epërme nuk mbijetoi. Ajo vdiq më 19 nëntor, rrugës për në fshatin Tërdec, gjersa gjyshi i saj, Bajram Fejza dhe halla e saj, Bedrie Deliu Fejza, po e dërgonin për në spitalin ushatarak të UÇK-së.
I kishte vetëm 95 ditë.
Diturija është foshnja që fle. Përjetësisht. Kështu është përjetësuar në pllakën përkujtimore.
/TV Arbëria