Ka shkuar në 16 numri i Kombëtareve që kanë siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian.
Në mesin e shteteve pjesëmarrëse në “EURO 2024” është edhe Shqipëria.
Gjermania si organizatore e “EURO 2024” është kombëtarja e cila automatikisht do të jetë pjesë e Evropianit.
Kombëtaret e tjera që matematikisht kanë siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian janë: Franca, Belgjika, Portugalia, Spanja, Skocia, Turqia, Anglia, Austria, Hungaria, Sllovakia, Holanda, Zvicra dhe Rumania.
/TV Arbëria