Në foton e mësipërme është një monedhe e kohës së mbretit ilir Genti i cili mbretëroi nga viti 181 deri në 168 p.e.s.
Monedha është zbuluar në fshatin Çinamakë dhe dëshmon se treva e Kukësit ka qenë një vendbanim i rëndësishëm ilir! Tashmë kjo zonë ku janë gjetur rrënoja dhe varre ilire për fat të zi është e përmbytur nga “Liqeni i Fierzës” dhe përbën një ndër masakrat më të mëdha që i është bërë historio-grafisë së vendit tonë.
Ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës nxori vendin nga terri, por zhyti përfundimisht në terr një pjesë të rëndësishme të historisë së kësaj treve dhe të gjithë Shqipërisë.
Marë nga historiashqiptare.net/
/TV Arbëria