Për herë të dytë, SpaceX u përpoq të niste Starship, raketën më të fuqishme të ndërtuar në histori.
U tha se përforcuesi Super Heavy shpërtheu në ajër dhe se për shkak të pamundësisë së kthimit të kontrolluar të raketës, u aktivizua sistemi i ndërprerjes së fluturimit, pra vetëshkatërrimit të saj.
Kompania konfirmoi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë se ishte e detyruar të aktivizonte sistemin e ndërprerjes së fluturimit të Starship, i cili në thelb është një veçori vetëshkatërruese që SpaceX aktivizoi për të parandaluar devijimin nga kursi të Starshipit.
Kujtojmë se SpaceX, pronari i së cilës është Elon Musk, nisi me sukses Starship në muajin prill të këtij viti, por raketa shpërtheu në ajër pas pak minutash.
Sistemi Starship shkoi shumë më larg se përpjekja e parë e muajit prill, por përfundoi me një tjetër shpërthim.
/Arbëria TV