Federata e Golfit e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht me anë të rrjetet sociale anëtarësimin në Federatën Evropiane të Golfit.
Kosova është bërë shteti i 50-të që pranohet në Federatën Evropiane të Golfit, pasi sot (e shtunë) në Londër është përkrahur nga shumica absolute e shteteve Evropiane.
Federata e Golfit e Kosovës gjithashtu ka falënderuar të gjitha delegacionet të cilat zgjodhën vendimin e drejtë dhe demokratik për ta pranuar Kosovën si shtetin e 50-të në gjirin e saj.
Njoftimi pa ndërhyrje
Është zyrtare:
Londër 18.11.2023
Federata e Golfit e Kosovës është përkrahur nga shumica absolute e shteteve Evropiane dhe është anëtarja më e re e European Golf Association. Nga sot fillon një etapë e re e historisë së golfit të Kosovës dhe nga viti i ardhshëm Kosova do jetë pjesëmarrëse në garat evropiane të golfit.
Federata e Golfit e Kosovës i falenderon gjitha delegacionet të cilat zgjodhën vendimin e drejtë dhe demokratik për ta pranuar Kosovën si shtetin e 50-të në gjirin e saj.
Ftohen të gjitha mediat me datë 23.11.2023 nga ora 15:00 në hotel ”Sirius” ta përcjellin konferencën e Federatës së Golfit të Kosovës.
Të prift e mbara Kosovë
/Arbëria TV