Dirigjenti Memli Kelmendi është përzgjedhur pjesë e Këshillit Drejtues të Rrjetit Botëror të Dirigjimit Koral (World Choral Conducting Network -WCCN) dhe një nga anëtarët themelues, poashtu.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Kelmendi, i cili tha se është një lajm shumë i mirë për të dhe Kosovën.
Kelmendi me Korin “Siparantum” kanë arritur shumë suksese ndërkombëtare, duke përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.
/Arbëria TV