Kryeministri i Izraelit ka thënë se po përpiqet të mos ketë viktima civile në luftën në Gaza por se “nuk ka qenë e suksesshme”, ndërsa e ka fajësuar Hamasin.
Në një intervistë për CBS News, Benjamin Netanyahu ka thënë se Hamasi ka gjuajtur ndaj palestinezëve duke u munduar të marrë siguri.
Më shumë se 11,500 njerëz janë vrarë në Gaza, ka thënë Ministria e Shëndetësisë, që kur Izraeli u fut në Luftë pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit më 7 tetor.
Netanyahu ka thënë se Izraeli do të “përpiqet ta përfundojë punën” e fshirjes së Hamasit në Gaza me viktima minimale civile.
“Këtë po përpiqemi të bëjmë: viktima minimale civile. Por, fatkeqësisht, nuk jemi të suksesshëm”, ka thënë ai.
“Çdo vdekje e civilëve është tragjedi. Nuk duhet të kemi asnjë sepse po bëjmë gjithçka për të mos i dëmtuar civilët, ndërsa Hamasi po bën gjithçka që t’i dëmtojë”.
/TV Arbëria