Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Halitjaha: Nëse Jakup Krasniqi ka bërë faje unë do t’i marrë përsipër

Halitjaha: Nëse Jakup Krasniqi ka bërë faje unë do t’i marrë përsipër

Dëshmitari, Sadik Halitjaha sot në Gjykatën Speciale në Hagë ka folur edhe për Jakup Krasniqin.

Halitjaha ka kërkuar një minutë nga trupi gjykues duke thënë se “unë e mbajë burgun për Jakup Krasniqin, ai le të shkon në shtëpi”

“Një minutë, që të mos e ngarkojmë gjykatën shumë me këto zvarritje të mëdha dua të falsë për Jakup Krasniqin, nëse Jakup Krasniqi ka bërë gabime, ka mundësi çdo njeri, engjëll kurrkush s’jemi – po, nëse ai ka bë faje unë krejt do t’i marrë përsipër, veç ndërroni deklaratat, vendimet, m’i jepni mua. Unë e mbajë burgun e Jakup Krasniqit, le të shkon në shtëpi”, ka deklaruar ai.

/TV Arbëria