Adrola Dushi publikon fotografi pas dushit, e shoqëron me një mesazh dedikuar vetës

Modelja shqiptare, Adrola Dushi është shumë aktive në rrjetet...

Hezbollahu zotohet për hakmarrje pas shpërthimeve në Liban

Lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah ka mbajtur fjalimin e...

Cana: 80 për qind e rasteve me ethet e Nilit Perëndimor janë asimptomatike

Tetëdhjetë për qind e pacientëve të infektuar me virusin...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Projekt-buxheti 2024, LDK: Ka qasje tendencioze të qeverisë për t’ua vështirësuar punën komunave

Extra AL PVC

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës po mban tryezë diskutimi me përfaqësues të sindikatave dhe organizatave jo qeveritare në lidhje me projektbuxhetin e Kosovës për vitin 2024.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se ka pasur qasje tendencioze të qeverisë për të vështirësuar punën e komunave.

“Ajo çfarë vërejmë tash ne është kujdesi i qeverisë në fushën e ekonomisë lokale. Vazhdon të jetë bindja se mungojnë projektet zhvillimore dhe ideja se si të qeveriset. Jemi në vitin e fundit të qeverisjes së kësaj qeverie dhe nuk kemi asnjë projekt të madh zhvillimor. Kryesisht është marrë me skema sociale ku ndikimi është i vogël”, tha ai.

Sipas Gashit, tash e gati gjashtë muaj nuk është miratuar asnjë marrëveshje ndërkombëtare dhe se ekonomia e Kosovës “vuan për para”.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti theksoi se projektet madhore infrastrukturore kanë ngecur dhe se nuk ka investime kapitale.

“Masivisht buxheti ka shkuar në subvencione”, tha mes tjerash ai.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama theksoi se ka mungesë të projekteve për kryeqytetin dhe se nevojiten investime serioze për Lojërat Mesdhetare 2030.

“Kohëve të fundit kemi pasur lajme të mira, ku kryeqyteti do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare 2030 dhe ne duhet të përgatitemi. Edhe sot ne hasim probleme të mëdha të trafikut. Kjo është unaza e kryeqytetit prej më shumë se 200 milionë euro. Kryeqyteti është i gjithë Kosovës”, u shpreh ai. 

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Adrola Dushi publikon fotografi pas dushit, e shoqëron me një mesazh dedikuar vetës

Modelja shqiptare, Adrola Dushi është shumë aktive në rrjetet...

Hezbollahu zotohet për hakmarrje pas shpërthimeve në Liban

Lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah ka mbajtur fjalimin e...

Cana: 80 për qind e rasteve me ethet e Nilit Perëndimor janë asimptomatike

Tetëdhjetë për qind e pacientëve të infektuar me virusin...

LSDM: Toshkovski e ka liruar sigurimin e Mickoskit i cili rrahu një polic

Partia opozitare maqedonase LSDM, sot tha se polici i...

Adrola Dushi publikon fotografi pas dushit, e shoqëron me një mesazh dedikuar vetës

Modelja shqiptare, Adrola Dushi është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo ndan me ndjekësit e saj fotografi dhe momente të ndryshme. Në fotografinë e fundit, Adrola...

Hezbollahu zotohet për hakmarrje pas shpërthimeve në Liban

Lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah ka mbajtur fjalimin e parë publik pas shpërthimeve të fundit, që të vranë të paktën 37 dhe plagosën rreth...

Cana: 80 për qind e rasteve me ethet e Nilit Perëndimor janë asimptomatike

Tetëdhjetë për qind e pacientëve të infektuar me virusin e Nilit Perëndimor janë asimptomatikë. Ndoshta njëri prej nesh e ka pasur gjatë verës. Rreth...