Të dhënat e prezentuara sot nga drejtuestit e KOSTT-it para Komisionit Parlamentar për Buxhet Punë dhe Transfere ku dëshmohet se janë shpenzuar 63.2 milionë euro nga buxheti i shtetit për të mbulur faturat e papaguara të energjisë elektrike nga serbët e veriut kanë shkaktuar reagime të ashpra nga deputetët e partive opozitare.
Ish Kryeministri i Kosovës dhe deputeti aktual i LDK-së, Avdullah Hoti, nëpërmjet një postimi në Facebook ka pohuar se anomalia qëndron në faktin se në vitin 2021 pagesa u bë me vendim të Kuvendit, kurse në vitin 2022 u anashkalua Kuvendi dhe pagesa është kryer me vendime të tjera.
Ndër të tjera, Hoti ka pohuar “ Qeveritarët e sotëm nuk kanë lënë gjë pa bërë kundër qeverive të kaluara kur ato detyroheshin të bënin pagesat për energjinë në veri. Tani paguajnë shumëfish më shumë dhe nuk i shihet fundi si do të mbyllet kjo çështje”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Kurse, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka deklaruar “ se kur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, atë kohë Kryeministër, kishte marrë vendim për t’i ndarë një milion euro për rrymën në veri, VV-ja nuk kishte lënë fyerje pa bërë në drejtim të tyre”, ka shkruar Lekaj nka shkruar Lekaj në Facebok.
/TV Arbëria