Haga cakton panelin e gjyqtarëve që do të vendos për kërkesën e Haxhi Shalës

Kryetarja e DHSK-së Trendafilova ka caktuar Panelin e Gjykatës...

Shtetësi me shumicë, aktakuza shpërfaq skemën e falsifikimit të dokumenteve të Kosovës

Një zyrë, kompjuter, qasje në regjistrin civil zyrtar dhe...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Krasniqi takon deputetët dhe kryetarët e degëve të PDK-së

Extra AL PVC

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zhvilluar sot takime të ndara me Kryesinë e partisë, me deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së dhe me kryetarët e degëve, ku kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend.

Kryetari Krasniqi ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e transparencës nga ana e Kryeministrit Kurti në raport me procesin e dialogut, përkatësisht me draft-statutin e Asociacionit, për të cilin nuk ka ndarë akoma asnjë detaj me deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe me qytetarët.

Ai tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të njoftohen zyrtarisht nga kryeministri i Kosovës për përmbajtjen e dokumentit që e ka pranuar, si dhe duhet ta dinë se deri në çfarë mase drafti i statutit të Asociacionit do ta ndryshojë rregullimin e brendshëm dhe karakterin unitar të shtetit tonë.

Kryetari Krasniqi ka ripërsëritur qëndrimin se për PDK-në është i papranueshëm çfarëdolloj statuti, i cili e parasheh formimin e Asociacionit me kompetenca që bien ndesh me idealet themeluese të Republikës së Kosovës.

Gjatë këtyre takimeve u tha se regresi ekonomik, sanksionet ndërkombëtare dhe përkeqësimi i mirëqenies së qytetarëve janë vetëm disa nga pasojat, krahas dështimit në dialog, të cilat vijnë si rezultat i keqqeverisjes, arrogancës dhe aferave të vazhdueshme korruptive të zyrtarëve qeveritarë.

Kryetari Memli Krasniqi i ka njoftuar zyrtarët e PDK-së edhe  për takimin me të dërguarin e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak javën e kaluar, të cilët i njoftoi se i ka kërkuar atij që Bashkimi Evropian të heqë sa më parë sanksionet e padrejta ndaj Republikës së Kosovës.

Kreu i PDK-së ka thënë se në takimet e këtyre ditëve, ka shprehur qëndrimin konsistent se statuti i Asociacionit duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, të mos krijojë një nivel të ri të pushtetit dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive.

Postimi i plotë:

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Haga cakton panelin e gjyqtarëve që do të vendos për kërkesën e Haxhi Shalës

Kryetarja e DHSK-së Trendafilova ka caktuar Panelin e Gjykatës...

Shtetësi me shumicë, aktakuza shpërfaq skemën e falsifikimit të dokumenteve të Kosovës

Një zyrë, kompjuter, qasje në regjistrin civil zyrtar dhe...

“Gatishmri për përballje me të gjithë skenarët”, ushtarët britanikë nga forca rezervë e NATO’s i nisin stërvitjet

Sot, tushtarët britanikë nga forca rezervë e NATO’s kanë...

Krasniqi: Deputetë të GUXO e VV-së po na lusin me ardhë në LDK

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, në FRONTAL të T7...

Haga cakton panelin e gjyqtarëve që do të vendos për kërkesën e Haxhi Shalës

Kryetarja e DHSK-së Trendafilova ka caktuar Panelin e Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesën e Haxhi Shalës për rishqyrtimin e vendimit të mëparshëm...

Shtetësi me shumicë, aktakuza shpërfaq skemën e falsifikimit të dokumenteve të Kosovës

Një zyrë, kompjuter, qasje në regjistrin civil zyrtar dhe rreth katër vjet kohë.  Këto kushte besohet se iu deshën një zyrtari komunal të Mamushës...

“Gatishmri për përballje me të gjithë skenarët”, ushtarët britanikë nga forca rezervë e NATO’s i nisin stërvitjet

Sot, tushtarët britanikë nga forca rezervë e NATO’s kanë zhvilluar aktivitete trajnimi për të testuar procedurat e mbështetjes mjekësore në operacione. Përmes një shkrimi në...