Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gërvalla njofton pjesëmarrjen në takimin me ministrat e BE-së

Gërvalla njofton pjesëmarrjen në takimin me ministrat e BE-së

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla po merr pjesë sot në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, ku do të diskutohet mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe sigurinë në Evropë.

Në një postim në “X”, Gërvalla ka thënë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë dëshmon për urgjencën e përballjes me kërcënimet që cenojnë sigurinë.

“Për Kosovën dhe rajonin, sulmi paraushtarak i 24 shtatorit nga Serbia ndryshon gjithçka dhe dëshmon urgjencën e përballjes me kërcënimet e mëdha të sigurisë”, ka thënë ajo.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë sot një takim në Bruksel nën drejtimin e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Takimi do të fillojë në orën 17:30 dhe do të drejtohet nga kryediplomati evropian Josep Borrell.

/TV Arbëria