Plani për krijimin e Urdhërit Bektashi si enitet sovran – Kryegjyshata botërore del me deklaratë

Selia Botërore e Bektashinjve e ka mirëpritur propozimin e...

Nesër mbahet protesta e shqiptarëve në Preshevë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka njoftuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gati 5 milionë njerëz të zhvendosur brenda Ukrainës

Extra AL PVC

Rreth pesë milionë njerëz në Ukrainë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre në pjesë të tjera të vendit, për shkak të sulmeve ruse, sipas të dhënave zyrtare.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereschuk, tha në televizionin shtetëror ukrainas se 4.9 milionë njerëz janë regjistruar si të zhvendosur brenda vendit.

Rreth 3.5 milionë njerëz u zhvendosën brenda Ukrainës prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë të saj në shkurt 2022, tha ajo.

Para pushtimit, më shumë se një milion njerëz u zhvendosën brenda vendit që nga viti 2014, për shkak të luftimeve të vazhdueshme në rajonin e Donbasit në lindje të Ukrainës.

Forcat e udhëhequr nga Rusia i kishin marrë nën kontroll pjesë të rajoneve të Donjeckut dhe Luhanskut në atë kohë.

Nuk ka pasur lëvizje të mëdha të njerëzve së fundmi, tha Vereshchuk, duke shtuar se disa prej të zhvendosurve ishin kthyer nëpër shtëpitë e veta gjatë një periudhe gusht-nëntor.

Kjo përputhet me zhvillimet e gjendjes ushtarake në terren, ku frontet në lindje dhe në jug kanë mbetur kryesisht të pandryshueshme.

Sipas të dhënave të fundit të Kombeve të Bashkuara, rreth 6.2 milionë ukrainas kanë ikur jashtë vendit qoftë përkohësisht, apo përgjithmonë.

Para fillimit të luftës më 2022, Ukraina kishte një popullsi prej rreth 41.4 milionë. /rel/

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Efi Dhedhes me elegancën e saj merr gjithë vëmendjen me fotot e fundit

Efi Dhedhes ka mahnitur me disa fotografi të fundit...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me...

Plani për krijimin e Urdhërit Bektashi si enitet sovran – Kryegjyshata botërore del me deklaratë

Selia Botërore e Bektashinjve e ka mirëpritur propozimin e...

Nesër mbahet protesta e shqiptarëve në Preshevë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka njoftuar...

Efi Dhedhes me elegancën e saj merr gjithë vëmendjen me fotot e fundit

Efi Dhedhes ka mahnitur me disa fotografi të fundit të publikuara në Instagram. Ish banorja e Big Brother VIP Albania, është shfaqur tejet elegante duke...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë, ndërsa priten vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të shënojnë...

Plani për krijimin e Urdhërit Bektashi si enitet sovran – Kryegjyshata botërore del me deklaratë

Selia Botërore e Bektashinjve e ka mirëpritur propozimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për krijimin e një shteti Bektashi brenda territorit të Shqipërisë. Kryegjyshata...