Kryetari i ‘Dardanëve’, Lulzim Berisha, ka thënë se ‘Dardanët’ nuk e kanë fishkëlluar himnin e Izraelit.
Ai ka thënë në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini se vetëm disa individë e kanë vërshëlluar himin e Izraelit, para ndeshjes me Kosovën.
”Nuk mundesh ta quash që është vërshëllimë, pasi përbëjnë pesë deri në dhjetë veta në maksimum. Nuk mundesh me e thirrë një popull, të përcaktohen me dhjetë veta. Ndoshta bëhet edhe hit kjo video, te pjesa e ‘Dardanëve’, në pjesën perëndimore dhe te VIP nuk e vërshëllen askush. Është një lojë futbolli ku nuk duhet të ndërhyjë politika. Nuk jemi ne që e përcaktojmë a është fajtor Palestina apo Izraeli,” tha ai.
Ndryshe, Kosova ka fituar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me rezultat 1-0.
/TV Arbëria