Koalicioni qeverisës i kancelarit gjerman Olaf Scholz, ka rënë dakord të dyfishojë ndihmën ushtarake gjermane për Ukrainën vitin e ardhshëm në tetë miliardë euro, raportoi Bloomberg News, duke cituar burime të njohura me situatën.
Nëse miratohet nga parlamenti në Berlin, ku partia e Scholz-it ka shumicën, rritja do të ngrinte shpenzimet gjermane të mbrojtjes mbi objektivin prej 2 për qind të produktit të brendshëm bruto, të premtuar nga të gjithë anëtarët e NATO-s.
Ligjvënësit nga Socialdemokratët, Demokratët e Lirë dhe të Gjelbrit, partitë që mbështesin Scholzin, ranë dakord për rritjen gjatë negociatave për propozimin e buxhetit federal për vitin 2024, raporton Bloomberg News.
Ministria gjermane e Mbrojtjes nuk ishte menjëherë e disponueshme për koment.
Plani i Bashkimit Evropian për të shpenzuar deri në 20 miliardë euro (21.4 miliardë dollarë) për ndihmën ushtarake për Ukrainën ka hasur në rezistencën e vendeve të BE-së.
/TV Arbëria