Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Transportonte drunj ilegalisht me furgon, ndalohet nga policia

Transportonte drunj ilegalisht me furgon, ndalohet nga policia

Një furgon që po transportonte ilegalisht drunj nga Malet e Sharrit është ndaluar në Brod të Shtërpcës.

Furgoni dhe drunjtët janë konfiskuar.

“Policia, ka konfiskuar furgonin për dokumentacion të parregullt, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët e Parkut Kombëtar “Sharri”, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj personit për transport ilegal, ndërsa kanë konfiskuar edhe sasinë e drunjëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, forcat e rendit kanë ftuar qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjve, të njoftojnë menjëherë policinë.

/TV Arbëria