Shkruan: Qendrim Kryeziu – 2 shtete, 2 kombe që 2 mijë vjet nën sundime të ndryshme, dhe sot ende vuajnë që rreth 80% – 90% të tokave të veta i kanë të uzurpuara apo të krijuara në kombe tjera.
Rast konkret sot kemi shtete si Greqia, Maqedonia, Mali Zi, Kroacia, Bosnja, Sllovenia, Serbia e Turqia me rreth 50 milionë banorë shqiptarë të asimiluar në këto shtete, dhe njëjtë dhe Izraeli!
Në luftën e fundit 1997-1999 të popullit tonë çuditërisht vetëm populli hebre dhe amerikan na ndihmoi ta fitojmë luftën kundër Serbisë!
Luftë që zgjati gati tre vite, luftë që dikush na ndihmonte e dikush me fitoret e popullit serb festonte në rrugë të Beogradit, Ankarasë e Jerusalemit festonin që vriteshin fëmijë shqiptarë, dhunohesin motra e nëna shqiptare, vriteshin pleq, dikush u gëzonte shumë për këto fitore!
Por ne si popull ishim të vendosur anembanë botës duke lobuar te kongresistët hebre e amerikan dhe fituam luftën kundër një shteti, e një kombi të krijuar rreth 130-150 vjet më parë nga Rusia me ndihmën e Gjermanisë dhe Francës, një kombi që fatkeqësisht rreth 70% të popullit vet dihet çka janë, janë familje si Kelmendi(Karagjorgji), Maksimi, Daci etj., dhe pjesa tjetër rreth 30% sllavë të ardhur nga Rusia të cilët i detyruan të ndërronin çdo gjë për të mbijetuar, dhe a ka më lehtë të demaskohet populli serb vetëm ia hek prapashtesa IÇ dhe VIÇ, ku dhe në arkivat e serbe viç e merrnin viçat d.m.th. popujt që nuk kishte nevoj tju bënte presion shumë direkt ndrronin kombin, gjuhën dhe besimin fetar, dhe shkurt i quanin VIÇA, ndërsa IÇ është pakëz e rënd ta shkruaj, por që duhej dhunë të tepruar që të konvertoheshin ata shqiptarë, ndërsa një pjesë e madhe e popullit shqiptar nga 14-23 Nëntor 1923 u largua në drejtim të Turqisë me marrëveshje e asaj kohe 100 vjeçare, që shqiptarët ortodoks të rrinin në Gadishullin Ilirik (Ballkanik) dhe shqiptarë të besimit islam të shkonin për Turqi, njëjtë ndodhi dhe me Greqinë që u krijua, sepse deri në vitin 1923 Greqia fliste shqip por Gjermania e ndërtoi si komb e çdo gjë, ishin populli i zonës Çame të besimit islam që nuk pranuan ta lëshonin vendin dhe po thuaj 50% e tyre u larguan për Shqipërinë e mesme dhe Amerikë rreth 30% u vranë e masakruan, pjesë tjeter që mbeti u konvertuan në grek ortodoks.
Sot njëjtë ndodh dhe me Izraelin, luftojnë mes veti i njëjti popull që thjesht besimi fetar i dallon, që ndër vite janë konvertuar ndryshuar për të mbijetuar nga interesa të caktuara ekonomike të asaj kohe!
Dhe mos harroni NATO nuk na ka ndihmuar thjesht ka arsyetuar 50 vjetorin e themelimit të saj, duke i arsyetuar 50 vite të taksapaguesve europianë, dhe thjesht për t’i arsyetuar gabimet e veta. Gjermania, Franca dhe Holanda ndërhyn pas presioneve Amerikane në Arbëri – Kosovë!
Pse more ZOT këto fetë dhe prijësit e tyre thonë të gjitha, Zoti është i yni ai fliste kështu e jo ashtu… kur dihet se bota ka vetëm një krijues ka vetëm një Zot që fali tërë këto gjuhë që të merremi veshi, pse duhet të luftojnë mes vete kur vetëm një ZOT ka universi atij i qofshim fal!
Detaje shtesë nga Fahri Xharra: