Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sulmohet gazetarja gjatë intervistimit të një imami në Vushtrri, policia ndalon personin

Sulmohet gazetarja gjatë intervistimit të një imami në Vushtrri, policia ndalon personin

Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi i njëjti ka sulmuar një gazetare dhe kolegun e saj.

Rasti ka ndodhur në një xhami, derisa gazetarja ishte duke realizuar interviste me imamin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova, pasi që në xhami ka sulmuar gazetaren femër nga Kosova dhe kolegun e saj mashkull nga Kosova, të cilët ishin duke biseduar me imamin e xhamisë për një intervistë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

/TV Arbëria