Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aksident i rëndë në Malishevë mes një veture dhe motoçiklete

Aksident i rëndë në Malishevë mes një veture dhe motoçiklete

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Joviq të Malishevës, ku si pasojë ka vdekur një person.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një motociklete.

“Fsh, Joviq-Malishevë 09.11.2023-14:10. Raportohet për një aksident trafiku në mes një veture dhe motoçiklete me ngasës një mashkull dhe një femër nga Kosova. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i motoçikletës viktima mashkull nga Kosova, trupi i të cilit me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

/TV Arbëria