Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Opozita hedh tymuese në sallën e Parlamentit të Shqipërisë

Opozita hedh tymuese në sallën e Parlamentit të Shqipërisë

Seanca e sotme parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet në kushte të jashtëzakonshme.

Që pa nisur seanca, opozita ktheu përmbys të gjitha karriget duke bllokuar sallën.

Në momentin kur kryetarja Lindita Nikolla nisi seancën, deputeti Saimir Korreshi hodhi tymuese dhe salla u mbush me tym.

Nikolla e përjashtoi nga seanca dhe i kërkoi Gardës që të marrë masa.

Nikolla: Garda merrni masa

Berisha: Jo, jo nuk preken

Teksa Nikolla vijon me rendin e ditës, deputetët demokratë vijojnë të godasin tavolinat duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës.

/TV Arbëria