Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog, ka thënë se heqja e masave të BE-së varet nga pozicioni i shteteve anëtare të BE-së
“Ato janë që vendosin për këto çështje. Ka pasur një deklaratë pas atij konflikti, apo sulmeve ndaj KFOR-it më tre qershor që është dakorduar nga 27 shtetet anëtare dhe në bazë të kësaj është vendosur që të bëhen masat. Ndërsa nuk ka pasur deklarim të ngjashëm për sa u përket sulmeve në Banjskë, pjesërisht ndoshta edhe për shkak se institucionet e Kosovë janë ende duke punuar në raportin që do t’i sjellë të gjitha faktet“, tha Szunyog
Në pyetjen nëse masat e BE-së lidhen me implementimin e Asociacionit, ai tha se masat kanë të bëjnë me deklaratën nga tre qershori.
/TV Arbëria