Propaganda shtetërore e Kinës ka kohë që është duke insistuar në prezantimin e modelit të saj zhvillimor si unik. Pjesë e kësaj serie mund të konsiderohet dhe prezantimi i fundit televiziv “Kur Marksi e takon Konfuçin?”.
Me anë të kësaj shfaqje, të inauguruar nga vetë kryetari i shtetit kinez Xi Jinping, qëllimi është të krijohet një ndërthurje e ideologjisë së Karl Marksit me mendimet tradicionale të Konfuçit.
Ky kombinim, mëton të dëshmojë sesi është e mundur të ekzistojë një sistem harmonik ndërmjet parimeve ekonomike socialiste dhe vlerave tradicionale kineze. Në këtë bashkim të pangjashëm Marksi dhe Konfuçi janë paraqitur në një bashkëecje në një akademi antike kineze, ku të dy mendimtarët diskutojnë për Kinën moderne. Por prapa kësaj fasade “teorike” shihet qartë se qëllimi është promovimi i koncepti të Xi Jinping për socializmin me karakteristika kineze.
Mirëpo, pavarësisht përpjekjeve për t’i trajtuar Marksin dhe Konfuçin si figura komplementare, të cilat tregojnë për rrugën e përparimit të shoqërisë kinezë drejtë një të ardhme më të ndritur dhe njëkohësisht duke i ruajtur vlerat tradicionale, megjithatë siç shkruan, Aqsa Younas, ky rrëfim ideologjik dhe propagandistik nuk është se ka shkaktuar një reagim entuziast në shtetin e Kinës. Shumë kush e ka parë atë si konfuz, jo interesant, madje duke e kontestuar pajtueshmërinë ndërmjet marksizmit me konufuçianizmin, si dhe duke insistuar se ato janë dy principe antagoniste.
Sidoqoftë, përtej dimensionit kulturor, programi “Kur Marksi e takon Konfuçin” nuk është asgjë tjetër, pos një përpjekje e re e Xi Jinping, për ta konsoliduar edhe më shumë kontrollin e tij mbi Partine Komuniste Kineze. Kurse, duke e promovuar një fuzion ndërmjet marksizmit dhe konfuçianizmit, ai është duke tentuar të krijojë edhe një identitet nacional unik të rrënjëzuar në traditat kineze dhe ideologjinë socialiste. Dhe më këtë ta promovojë atë si model planetar.
/TV Arbëria