Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Deponohen 251 monedha false nga dy euro në një bankë në Prishtinë

Deponohen 251 monedha false nga dy euro në një bankë në Prishtinë

Të martën në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, zyrtari i një banke ka raportuar se në bankë janë deponuar nga një klient 251 monedha nga 2 Euro, në vlerë prej 502 Eurosh që dyshohet se janë të falsifikuara.

Sipas raportit 24-orësh, paratë janë sekuestruar nga njësia e forenzikës.

“Rr. Enver Maloku, Prishtinë 04.10-06.11.2023. Zyrtari i një banke, ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në bankë janë deponuar nga një klient 251 monedha nga 2€, në vlerë 502€, që dyshohet se janë të falsifikuara. Po ashtu në bankomatin e bankës nga një klient është deponuar një kartëmonedhë në vlerë 20€ që po ashtu dyshohet se është e falsifikuar. Paratë janë sekuestruar nga njësia e forenzikës. Rasti në hetime”, shkruan në raportin e PK-së.

/TV Arbëria