Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Voziti në gjendje të dehur, gjobitet me 200 euro shoferi në Ferizaj

Voziti në gjendje të dehur, gjobitet me 200 euro shoferi në Ferizaj

Policia në Ferizaj ka dënuar me gjobë prej 200 eurosh, 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit një 48 vjeçari, i cili po e drejtonte veturën nën ndikimin e alkoolit.

Ai u ndal nga forcat e rendit në rrugën ‘’Vëllezërit Gërvalla’’ në Ferizaj.

Me këtë rast, policia në këtë qytet ka apeluar tek shoferët e automjeteve që mos t’i drejtojnë automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”.

/TV Arbëria