spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Aleksandri “fryt” i një shoqërie të konkretizuar?

Extra AL PVC

Në mes të zhvillimeve për dialogun, këtë javë nuk kishin si të mungonin as historitë rozë të jetës publike. Ky “debat” ka të bëjë me spekulimet mediale që morën hov edhe një herë për prindin e vërtetë biologjik të Aleksandar Vuçiq-it.

Mbase e kuptueshme, storie të tilla “dhezin” më shumë në opinion. Sepse, duke qenë një kombinimin i thashethemeve, spekulimeve, konspiracioneve, të vërtetës, fakteve, enigmës dhe misterit ato shndërrohen në burim të pashtershëm për tregun ditor të politikës. Duke marrë parasysh se kjo sferë ka të bëjë me shfaqjen para tjerëve, në këtë rast “ngjashmëria” fizike ndërmjet kryetarit serb, dhe gazetarit shumëvjeçar, Fahri Musliu, u përdor si “argument” për të hedhur pandehema se ky mund të jetë ati i tij real. Dhe jo ai që është nominal, Angjelko Vuçiq.

Për ta mbështetur ketë pretendim, sajuesit e kësaj historie, përmendnin faktin se nëna e kryetarit serb dhe gazetarit nga Kosova kanë punuar një kohë të gjatë në të njëjtin medium dhe në të njëjtin vend. Dhe nga kjo shoqëri e gjatë ndërmjet të dyve mund të jenë përndezur edhe pasione intime, ku në fund ka dalur si fryt “aksidental” edhe Aleksandri.

Ndërkohë, kjo rrethanë nuk kishte si të mos përdorej nga ata që insistojnë në këtë rrëfim për ta ushqyer imagjinatën njerëzore. Janë të njohura sa e sa raste për historitë rozë, që kanë lindur në zyre dhe ambientet e punës.

Kohë pas kohe edhe në të kaluarën kjo temë ishte përmendur, ndonëse jo më këtë intensitet. Ajo u shndërrua në pjesë të fushatës politike në Serbi, pasi atje po zhvillohet fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme nacionale. Duke qenë, se në politikë më shumë “se askund tjetër zhvillohet beteja me oponentët me tërë qenien, atëherë opozita e shfrytëzoi rastin për ta kontestuar trashëgiminë gjenetike serbe” të Aleksandër Vuqicit.

Pra sipas tyre ai nuk mund të ishte kryetar i një kombi dhe shteti që as nuk i takonte “biologjikisht” atij. E për t’u mbrojtur nga këto sulme pak ditë më herët presidenti serb bëri një paraqitje mediale me babain e tij, ku deklaroi se “Fahri Musliu nuk është babai im, babai im është Angjelko” dhe duke i akuzuar opozitën se po i ofendojnë nënat dhe gratë serbe. Mirëpo, këta të fundit shkuan edhe një hap më tutje, duke i kërkuarit liderit serb testin e ADN.

E me një kërkesë të tillë mbrëmë u solidarizua edhe Shefi i stafit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, kur nëpërmjet një cicërrime në rrjetin e tij social X, shkroi “Aco kjo është e kotë, duhet ta bësh me poligraf dhe testin e ADN-së”. Deklaratë kjo, që mori kritika të shumta nga opinioni në Kosovë, gjë që pak kohë më vonë, B. Vela u detyrua të kërkonte falje dhe ta fshinte këtë postim. Më e ashpra në këtë drejtim qe vajza e gazetarit, e cila i kërkoi këshilltarit  të presidentes që të ketë guxim dhe ta mbrojë atë që e shkruan, e jo të sillet si qaraman.

Ndaj këtyre pretendimeve para pak dite ka reaguar edhe vet gazetari veteran Fahri Musliu. Ai ka shkruar në rrjetin e tij social se “njerëzit që merren me jetën e tjerëve, me thashetheme, trillime e shpifje –  dëshmojnë se nuk kanë jetë të vetën, edukatë, kulturë e as identitet personal”.

Mbase pandehma të tilla për shkak të natyrës sensitive që e kanë do të vazhdojnë të ushqejnë opinionin. E raste të tilla kemi pasur mundësi të dëgjojmë edhe në vende të tjera. Në kulmin e luftës politike, Sali Beriha e akuzonte Kryeministrin aktual të Shqipërisë, Edi Rama se nuk është babai i vërtete i djalit të tij Gregorit.

E tema e mosnjohjës reale të atësisë, para shumë shekujsh i kishte frymëzuar edhe rrëfimet tragjike greke. Këtu vlen të përmendet drama “Mbreti Edip” i Sofokliut. Ndonëse përmbajtja e këtij narracioni artistik është krejtësisht tjetër dhe nuk ka të bëjë me ngjarjen e mësipërme.

Sepse në këtë krijim tragjik bëhet fjalë për dy krime njëkohësisht, ku mbreti i Tebës, e vret babain e tij të vërtetë pa ditur se kush është ai, dhe martohet me nënën e tij, duke kryer incest. Natyrisht, në fund Edipi ndërgjegjësohet për atë se kush është. Ai pendohet. Dhe nga kjo pendesë e verbon vetën.

Askund më shumë se në këto narracione nuk marrin jetë spekuilmet  “se gjithçka mund të jetë e mundur edhe asgjë e vërtetë”.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Rusia inkurajon Serbinë për kthimin e forcave serbe në Kosovë

Rusia mirëpret një synim të mundshëm për riparaqitjen e...

Sulmet izraelite vrasin 15 persona në Gazë, thonë autoritetet palestineze

Autoritetet palestineze thanë se 15 persona janë vrarë në...

Kurti me zotim të ri në Bruksel për zbatimin e Marrëveshjes Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, arsye milionat nga Plani i Rritjes

Kryeministri Albin Kurti u prit sot në Bruksel nga drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Bashkimit Europian, Gert Jan Koopman, me të cilin diskutoi,...

Rusia inkurajon Serbinë për kthimin e forcave serbe në Kosovë

Rusia mirëpret një synim të mundshëm për riparaqitjen e një kërkesë të Serbisë për kthimin e forcave serbe në Kosovë, e cila është në...

Kryetari i degës më të madhe të VV-së në Drenas jep dorëheqje bashkë me aktivistë: Lladrovci: Mirë se vjen Baxhë!

Kryetari i një prej degëve më të mëdha të VV-së në Drenas, Naim Qorri, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga partia që drejton...