Konferenca e dytë e investitorëve “Prishtina 2030”, VV-ja i shfaq pamjet e investimeve me logo të filmave vizatimor

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur një aksion simbolik...

Osmani e publikon një fotografi nga New Yorku, atje e përfaqëson Kosovën në javën e nivelit të lartë të OKB-së

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shpërndarë një fotografi...

Prokuroria Speciale interviston Dejona Mihalin

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti: 1 milionë euro më shumë për shqiptarët e Luginës në buxhetin e 2024-së

Extra AL PVC

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar punën e bërë gjatë qeverisjes së tij sa i përket kujdesit ndaj shqiptarëve që jetojnë në Luginë.

Sipas tij, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit tani kanë një Qeveri që kujdeset për ta, “pikërisht atëherë kur shteti serb i injoron e i diskriminon qëllimshëm”.

“Një Qeveri që synon përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Serbi, në kohën kur shteti serb synon një Serbi pa shqiptarë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka thënë se për herë të parë që prej pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci kanë një linjë të veçantë dhe të rregullt buxhetore në Buxhetin Vjetor të Kosovës.

“Deri më tani gjatë qeverisjes sonë kemi ndarë mbi dy milionë euro mbështetje financiare për Luginën e Preshevës, pa llogaritur mbështetjen prej gjysmë milioni euro në përballjen e tre komunave me shumicë shqiptare me pandeminë Covid-19, gjatë qeverisë sonë të parë në vitin 2020. E kur vërshimet e vitit 2021 goditën Komunën e Preshevës, ndamë 100 mijë euro mbështetje për tejkalim dhe rikuperim të dëmeve”.

Mes tjerash Kurti ka thënë se kanë siguruar tekstet mësimore në gjuhën shqipe për katër mijë nxënës të shkollës fillore dhe 950 parashkollorë.

“Financuam bursa studimi për 107 studentë shqiptarë. Për ata studentë që studiojnë në Kosovë, i lehtësuam procedurat administrative duke ulur pragun e dëshmisë për qarkullim financiar nga 2500 euro në vetëm 500 euro. Ndërkaq, me rregulloren e re të Ministrisë së Drejtësisë për Procedurën e Përcaktimit dhe Verifikimit të Reciprocitetit, shqiptarëve të Luginës së Preshevës do t’i mundësohet realizimi i të drejtave të pronësisë mbi pronat e paluajtshme në Kosovë”.

Në fund, Kurti ka theksuar se mbështetja financiare vitin e ardhshëm përveçse do të vazhdojë, ajo do jetë më e madhe për 50%.

“Në buxhetin e vitit 2024 kemi paraparë tre milionë euro për Luginën e Preshevës, një milion më shumë sesa sivjet”, ka përfunduar kreu i ekzekutivit.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Konferenca e dytë e investitorëve “Prishtina 2030”, VV-ja i shfaq pamjet e investimeve me logo të filmave vizatimor

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur një aksion simbolik...

Osmani e publikon një fotografi nga New Yorku, atje e përfaqëson Kosovën në javën e nivelit të lartë të OKB-së

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shpërndarë një fotografi...

Prokuroria Speciale interviston Dejona Mihalin

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është...

Tentim grabitje në Klinë, personi që ishte në vendin e punës lëndohet me thikë nga të dyshuarit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një...

Konferenca e dytë e investitorëve “Prishtina 2030”, VV-ja i shfaq pamjet e investimeve me logo të filmave vizatimor

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur një aksion simbolik para nisjes së konferencës së dytë të investitorëve “Prishtina 2030”. Ata kanë kundërshtuar reformimin e Prishtinës...

Osmani e publikon një fotografi nga New Yorku, atje e përfaqëson Kosovën në javën e nivelit të lartë të OKB-së

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shpërndarë një fotografi nga New Yorku, ku po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes...

Prokuroria Speciale interviston Dejona Mihalin

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale. Tëvë1 mëson se intervistimi i saj ka nis nga ora...