Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mbahet mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon

Mbahet mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot u mbajt mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon.

Kjo mbledhje u mbajt nën organizimin e Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini dhe kryesimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj.

“Ndër pikat e rendit të ditës ishte “Zhvillimi i qyteteve në fushën e inovacionit dhe turizmit kulturor.
Po ashtu, njëzëri u dakorduam për anëtarësimin e 47 komunave arbëreshe në Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon, si anëtar nderi, me qëllim përfshirjen në projektet e përbashkëta midis qyteteve anëtare, me fokus promovimin e trashëgimisë së përbashkët kulturore materiale dhe jomateriale, projekte të ndryshme në kuadër të zhvillimit të turizmit, rrjetëzimit midis qyteteve dhe binjakëzimin e tyre, ndarjes së praktikave të mira, aplikimit të përbashkët midis qyteteve për marrjen e fondeve të Bashkimit Evropian.

Sa ndjenjë e mirë të jemi bashkë e të punojmë për forcimin e lidhjeve ndërshqiptare!”, shkruan Latifi në Facebook.

/TV Arbëria