Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Katër të lënduar në një aksident në Zallq të Istogut

Katër të lënduar në një aksident në Zallq të Istogut

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku, që ka ndodhur këtë të premte në fshatin Zallq të Istogut.

Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15:00 policia është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Zallq të Istogut. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Katër persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog”, ka thënë Gashi.

Ai tutje ka bërë të ditur se sipas mjekut kujdestar, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

/TV Arbëria