Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri e ka akuzuar Kryeministrin Kurti se po i shkel detyrime ndaj sovranit, popullit me mungesën e transparencës në procesin e dialogut.
“Kosovës nuk i duhet të mësojë për dialogun nga Serbia dhe Beogradi ka pohuar Tahiri. Sipas tij mungesa e transparencës është arrogancë dhe vazhdimësi e mashtrimit të këtij kryeministri. Derisa kryetari i Serbisë i ndan i ndan informacionet me Rusinë dhe Kinën, Albin Kurt nuk e bën një gjë të tillë as me ne as me Shqipërinë.
Serbia ka interes për status quo, kurse kësaj agjende po mi kontribuon edhe Kurti. Duhet me pas jo profesionalizëm të tmerrshëm dhe me ekzibicione me i bo që 27 shtete me qenë kundër Kosovës dhe mos me ndëshku Serbinë.
Ky kryeministër e ka shkelur krejt filozofinë e tij politike. Ky për 10 vjet ka thënë zajdneica nuk kalon, nuk kalon. Po sa u e mori pozitën e e të parit të qeverisë e lëshoj bajrakun“, ka përfunduar Tahiri.
/TV Arbëria