Zëdhënësi i Hamasit, Ghazi Hamad ka thënë se populli palestinez ka të drejtën ligjore për të luftuar pushtimin dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.
Gjatë një vizite në Liban, Hamad pohoi për NBC se grupi palestinez – i klasifikuar si një organizatë terroriste nga vende të tilla si Britania e Madhe dhe SHBA – kishte vepruar në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
Ai tha se mund të ketë pasur gabime gjatë sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit dhe se Islami është kundër vrasjes së civilëve, raporton skynews.
Hamasi vrau 1400 njerëz në sulmin e befasishëm më 7 tetor, thotë Izraeli, duke marrë peng qindra të tjerë – shumë prej të cilëve mbeten në robëri.
NBC raportoi se Hamad tha se palestinezët nuk kishin alternativë ndaj Hamasit, sepse ishte i vetmi organ i angazhuar për të luftuar kundër pushtimit të tokës së tyre nga Izraeli.
Autoriteti Palestinez në Bregun Perëndimor nuk është në gjendje të parandalonte pushtimin e izraelitëve dhe se kjo ka dobësuar autoritetin e tyre tek palestinezët.
/TV Arbëria