Gjendet një person i pajetë pranë nënkalimit te “Kodra e Diellit”

Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme...

Shqipëria, e shtata në botë për çmimin më të lartë të naftës

Organizata "Global Petrol Prices" e ka renditur Shqipërinë në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Shqipërisë

Extra AL PVC

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj, të cilin e uroi për detyrën dhe shfaqi shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy shteteve simotra.

Sipas Presidentes Osmani, bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos në unifikimin e politikës së jashtme mbetet prioritet.

“Fuqizimi i vazhdueshëm i koordinimit diplomatik është interes jo vetëm i shteteve tona, por edhe i rajonit në tërësi”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Më tej, në takim me ambasadorin Malaj, tha se Kosova pret që Shqipëria të jetë zë i Kosovës në mekanizmat dhe organizatat ndërkombëtare në të cilat aktualisht shteti ynë nuk ka përfaqësim.

Presidentja Osmani, ndër të tjera e njoftoi ambasadorin Malaj edhe për zhvillimet e fundit në vend, si dhe mbi aktin e agresionit të Serbisë kundër Republikës së Kosovës, me ç’rast, ajo potencoi rëndësinë e adresimit të përgjegjësisë te Serbia dhe aplikimit të masave ndëshkuese ndaj saj.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të dyanshëm dhe shtruan nevojën e zbatimit të marrëveshjeve ndërshtetërore të arritura deri tash.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Gjendet një person i pajetë pranë nënkalimit te “Kodra e Diellit”

Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme...

Shqipëria, e shtata në botë për çmimin më të lartë të naftës

Organizata "Global Petrol Prices" e ka renditur Shqipërinë në...

Zvicër: Reforma e pensioneve ka gjasa të dështojë

Sondazhet po tregojnë një refuzim të qartë të planit. Qeveria...

Gjendet një person i pajetë pranë nënkalimit te “Kodra e Diellit”

Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në rrugën "Kodra e Diellit" në Tiranë. Policia e Tiranës raporton se bëhet fjalë për 62-vjeçarin...

Shqipëria, e shtata në botë për çmimin më të lartë të naftës

Organizata "Global Petrol Prices" e ka renditur Shqipërinë në vendin e shtatë në botë për çmimin më të lartë të naftës. Sipas klasifikimit të publikuar...

“Kosova ka nevojë për projekte të qëndrueshme ekonomike”, “projekte që kanë me shty shtetin përpara për 50 vjet” – gjithçka nga intervista me Abrashin

Gazmend Abrashi, presidenti i “Exclusive Group” në një intervistë në Telegrafi.com ka folur për situatën ekonomike në Kosovë, ndryshimet globale, sfidat e çështje tjera. Abrashi...