Gjatë orëve të sotme të mëngjesit forca të shtura policore të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës e kanë bastisur shtëpinë e Isni Kilajt, Kryetarit të degës së të PDK-së në Malishevë.
Mbetet e paqartë a është edhe ky aksion pjesë e bastisjeve të fundit që Gjykata Speciale ka ndërmarr ndaj disa prej ish-bashkëpunëtoreve të ish-presidentit Thaçi.
Deri më tani janë bastisur shtëpitë e Blerim Shalës, Bashkim Smakajt Artan Behramit dhe Ismail Syles, me që rast Prokuroria Speciale e kësaj Gjykate ka konfiskuar telefonat celularë dhe pajisje tjera të sofsikrturea teknologjike.
Në një reagim dje, Artan Berhrami i është drejtuar Gjykatës Speciale që t’ua kthejë IPAD-e të fëmijëve, sepse nuk mund të mbulohet dështimi i kësaj gjykate me aksione të tilla.
/TV Arbëria