Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Kanë filluar dorëheqjet që kur u bë publik propozimi Qeverisë për shtesa”

“Kanë filluar dorëheqjet që kur u bë publik propozimi Qeverisë për shtesa”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti javën që shkoi njoftoi se ka marrë vendim për rritjen e shtesave e rrezikshmërisë për policët. Por, vlera e ndarë po konsiderohet e papranueshme nga Sindikata e Policisë.

Kreu i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka thënë se ka pakënaqësi të mëdha lidhur me shumat e propozuara nga Qeveria dhe se që nga dalja e propozimit ka pasur dorëheqje nga radhët e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

“Pakënaqësia është e madhe. Dua ta deklaroj edhe një shqetësim që e kemi si sindikatë, e që duhet ta ketë edhe Qeveria. Që nga dalja e këtij propozimi ka disa dorëheqje, e që ato dorëheqje që nga fillimi janë mbi 60 deri tani. Unë kam informacione që kemi pas (dorëheqje)”, ka potencuar për T7 Zeqiri.

/TV Arbëria