spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Azemi: Shteti po i lë në rrezik ata që mbrojnë vendin

Extra AL PVC

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka reaguar për protestën e sotme të pjesëtarëve të njësive elitare të Policisë së Kosovës para Qeverisë së Kosovës.

Azemi ka thënë se shteti po i lë në rrezik ata që e mbrojnë vendin. Ai shkruan se mësuesit, mjekët, minatorët, zjarrfikësit e policët janë të pakënaqur dhe potencon se pushteti pakënaqësive të tyre po iu përgjigjet më shpërfillje ose duke tentuar t’i shtypë.

Reagimi i plotë:

ATA MBROJNË VENDIN, SHTETI I LË NË RREZIK

Kjo qeveri ka treguar aftësi vetëm në krijimin e pakënaqësive. Të pakënaqur mësuesit, mantelbardhët, minatorët, zjarrfikësit, policët e kush jo tjetër. Kërkesave të krejt këtyre, ky pushtet iu përgjigjet ose me shpërfillje e injorim ose duke tentuar t’i shtypë.

Sot, para zyreve të këtij ekzekutivi protestuan edhe njësitet më elitare të Policisë së Kosovës. Për herë të parë kjo qeveri i detyroi të dalin në rrugë për të shprehur pakënaqësi. Ata, me punën e guximin e të cilëve zyrtarët më të lartë të shtetit krenohen përditë. Madje, tentojnë që t’i marrin edhe meritat e tyre, edhe kur ata vënë jetën në rrezik. Por, jo edhe të ua paguajnë siç duhet e sa duhet shtesën e rrezikshmërisë. Nuk ua përmbushin kërkesën më bazike. Veç ua përkeqësuan gjendjen. Po i lënë në baltë. Po i lënë midis rrezikut. E turpshme. E papranueshme.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Intervistimi i Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale, Haradinaj e ndërlidh me mafinë energjetike: Po i ngushtohet rrethi

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Aktakuzë ndaj shtatë personave, ngarkohen për kontrabandim me migrantë, ua merrnin deri në 600 euro secilit

Shtatë persona do të përballem me akuzat për kontrabandim...

Nagavci: Prioritet i yni është ngritja e cilësisë në arsim, për këtë kemi rritur edhe buxhetin

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci,...

Edicioni i Shtatë i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë (KSDW2024), shumë aktivitete dhe rekomandime për një të ardhme më të gjelbër

Me shumë orë diskutime, të ftuar nga Kosova, rajoni dhe Evropa dhe aktivitete të ndryshme në Prishtinë e Prizren është shënuar edicioni i shtatë...

Intervistimi i Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale, Haradinaj e ndërlidh me mafinë energjetike: Po i ngushtohet rrethi

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raportimeve se po intervistohet Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali. Ai...

Aktakuzë ndaj shtatë personave, ngarkohen për kontrabandim me migrantë, ua merrnin deri në 600 euro secilit

Shtatë persona do të përballem me akuzat për kontrabandim me migrantë, armëmbajtje pa leje e shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Kjo është bërë e ditur...