Trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida është shprehur i lumtur me fitoren e arritur në shtëpi ndaj Prishtinës.
Malisheva ka fituar në shtëpi ndaj Prishtinës me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ekipi i Qëndrim Kidës i është rikthyer fitores pas tri ndeshjeve dhe kjo e ka lumturuar trajnerin e klubit nga “Liman Gegaj”.
“Kemi pasur obligim një fitore dhe të shfaqim një ndeshje të mirë në shtëpi pas rikthimit në fushën tonë”, ka thënë fillimisht Kida pas ndeshjes.
“Në bazë të ekipit që kemi, duhet t’i shfrytëzojmë maksimalisht kapacitetet tona, por gjithnjë duke u fokusuar ndeshje pas ndeshje”.
“Nuk është e lehtë të fitohet një ndeshje në Superligë, por nuk do të jetë e lehtë as të na mposhtin”, përfundoi trajneri i Malishevës.
/TV Arbëria