Drejtori i mbrojtjes civile në Gazë, Ahmad el Kalut, ka thënë se kampi i refugjatëve Jabali është shkatërruar plotësisht pas bombardimeve izraelite.
“Këto objekte janë shtëpia e qindra njerëzve. Forcave pushtuese ajrore i shkatërruan me gjashtë bomba të prodhimit amerikan. Kjo është masakra më e re që e ka kryer agresori izraelit në Rripin e Gazës”, tha El Kalut para gazetarëve në spitalin Kan Junis, raporton Al Jazeera.
Ai i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që menjëherë të reagojë, me qëllim që të ndalë Izraelin, “para se të jetë tepër vonë”.
Autoritet e Hamasit kanë njoftuar se në sulmet ajrore izraelitë në kampin e refugjatëve janë vrarë apo plagosur mbi 400 persona, në mesin e të cilëve numër i madh gra e fëmijë.
Siç raporton Guardian, të paktën 47 persona kanë humbur jetën, derisa ministria e Shëndetësisë në Gazë, pretendojnë në një kumtesë se “mbi 50 persona janë vrarë nën rrënoja dhe 150 tjerë gjenden akoma nën rrënoja”.
Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Ayed al Bazm tha se gjashtë bomba kanë rënë në këtë rajon. E forcat izraelite kanë konfirmuar se kanë bombarduar kampin e refugjatëve.
🇮🇱 BREAKING: ISRAEL just carried out their LARGEST MASSACRE since the Gaza Hospital bombing!
🚨 Large attack on the Jabalia Camp — waiting for casualty reports. It estimated that dozens were killed.
pic.twitter.com/Mg6QavWb83— Jackson Hinkle 🇺🇸 (@jacksonhinklle) October 31, 2023
/TV Arbëria