Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Politikani gjerman arrestohet pas ankesave për parulla naziste

Politikani gjerman arrestohet pas ankesave për parulla naziste

Politikani gjerman është arrestuar me pretendimet se ka shfaqur simbole naziste, pasi “Sieg Heil” është dëgjuar rregullisht nga selitë e vëllazërisë të cilës i takon ai, raporton “BBC”.

Daniel Halemba 22-vjeçar i partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), është zgjedhur deputet në Parlamentin e Bavarisë më herët këtë muaj.

Policia kishte bastisur zyrat e vëllazërisë studentore “Teutonia Prag” dhe ka gjetur disa simbole naziste.

Halemba u arrestua disa orë para se ta fitonte imunitet si deputet.

Ai është një nga 32 anëtarët e AfD, parti kjo e ekstremit të djathtë, që janë zgjedhur në zgjedhjet në Bavari. Është partia më e madhe opozitare në Bavari.

Policia në Wuerzburg muajin e kaluar bastisi premisat e vëllazërisë së Halembas, pasi që fqinjët ishin ankuar se po dëgjonin thirrje “Sieg Heil” brenda selisë.

Zyrtarët konfiskuan materiale të ndaluar dhe bastisja konfirmoi pretendimet e fqinjëve.

Fraza “Sieg Heil” ishte parullë kyçe naziste dhe është e ndaluar në Gjermani.

Policia lëshoi urdhërarrest të premten dhe Halemba u gjet në afërsi të Stuttgartit dhe u arrestua të hënën.

Prokurorët i kanë thënë BBC-së se Halemba ishte në arrati që nga 26 tetori.

Ai po dyshohet për kryengritje dhe posedim të simboleve të ndaluara.

Autoritetet e akuzojnë edhe për fshirje të dëshmive, pasi ai po përpiqej të ndikonte te anëtarët e tjerë të vëllazërisë për t’i ndryshuar deklaratat.

“Ata duan të më arrestojnë duke përdorur një urdhëarrest të paligjshëm”, tha Halemba në një video të postuar në rrjete sociale para se të arrestoje.

Avokati i tij, Dubravko Mandiuq, ka thënë se akuzat ndaj klientit të tij janë të pabaza.

Katrin Ebner-Steiner, shefe e grupit parlamentar të AfD-së në Parlamentin e Bavarisë, ka thënë se arrestimi i Halembas është “me motive politike”.

/TV Arbëria

Powered by WordPress