Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar me Komandantin ri të KFOR, Gjeneralmajor Ozcan Ulutas.
Gjatë takimit, ata diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë, në veçanti për atë në katër komunat veriore të Kosovës.
“Biseduam për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe për sigurinë në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, veçanërisht pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë zyrtari policor Rreshter Afrim Bunjaku dhe dy zyrtarë të tjerë të plagosur”, ka njoftuar Svelça në Facebook.
Ai e ka falënderuar Komandantin Ulutas për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të KFOR, për ngritjen e kapaciteteve të tyre si dhe për shtimin e patrullimeve të përbashkëta përgjatë brezit kufitar me Serbinë.