Emiliano Martinez është përzgjedhur si portieri më i mirë i vitit dhe nderohet me çmimin “Yashin Trophy”.
Martinez pati një sezon fantastik si në nivel klubi me Aston Villan, ashtu edhe me kombëtaren e Argjentinës me të cilët u shpall kampion bote në Katar.
Për paraqitjet e tij të mira në Kupën e Botës, ai në fund e fitoi “Dorezën e Artë” dhe tani ky çmim është qershia mbi tortë për të përmbyllur një vit mjaft të suksesshëm.
Për të fituar këtë çmim ai mposhti konkurrencën e Yassine Bonou dhe Thibaut Courtois të cilët gjithashtu patën një sezon të shkëlqyer.
EMILIANO MARTINEZ IS THE 2023 YACHINE TROPHY WINNER! 🇦🇷#TropheeYachine #ballondor pic.twitter.com/UV0AkpFNbA
— Ballon d'Or (@ballondor) October 30, 2023
/TV Arbëria