FC Prishtina 01 ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ka fituar të drejtën e organizimit nga UEFA për ndeshjet e Elite Round.
Sipas njoftimit, ndeshjet e Elite Round zhvillohen për grupin ku do të jetë edhe kampioni i Kosovës, FC Prishtina 01, pra do të zhvillohen në Prishtinë.
“Klubi e ka fituar të drejtën e organizimit për ndeshjet e grupit në të cilin do të jetë prezent dhe do të dihet këtë të enjte. Ndeshjet do të zhvillohen nga 28 nëntori deri më 3 dhjetor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve”, thuhet në njoftim.
Pra njoftohen të gjithë adhuruesit e futsallit se pas dy raundeve të kaluar, njëherë në Poloni, pastaj në Lituani ata do të kenë mundësinë kësaj radhe të shohin nga afër top klubet evropiane.
Postimi i plotë:
/TV Arbëria