Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, sot është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Në takimin me presidenten Osmani, në fokus ishte rritja e Ballkanit Perëndimor dhe informatat për zhvillimet e fundit në vend. Plani gjithëpërfshirës shënon një hap drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Gjithashtu Von der Leyen ka folur edhe për heqjen e masave të vendosura nga BE-ja.
Pas kësaj vizite në Prishtinë, ajo do të udhëtojë për në Beograd për tu takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq.
Kjo vizitë në Kosovë është në kuadër të vizitës katërditore të von der Leyen, të cilën e nisi të dielën në Maqedoninë e Veriut.
Ajo gjithashtu do të qëndrojë për vizitë në Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë.
/TV Arbëria