Kombëtarja e Kosovës U15 është nisur sot drejt Tiranës, ku do të marrë pjesë në turneun zhvillimor të UEFA-s për këtë grupmoshë.
Krahas Kosovës dhe Shqipërisë si nikoqire, në këtë turne marrin pjesë edhe Maqedonia e Veriut dhe Hungaria. Përzgjedhësi Ilir Nallbani me ndihmësit e tij për këtë turne ka ftuar 22 futbollistë, pjesa dërrmuese e të cilëve janë seleksionuar tash e disa muaj përmes progamit “Elite Youth Development Programme U15”.
Ndeshjen e parë Dardanët U15 do ta zhvillojnë të hënën (më 30 tetor) në orën 14:00 kundër Shqipërisë, kurse më pas do të luajnë më 1 nëntor kundër Maqedonisë së Veriut (11:00) dhe më 4 nëntor kundër Hungarisë (11:00).
Lista e futbollistëve
Gentrit Uka (Trepça’89)
Erlis Shala (Ingolstadt 94)
Harun Jusufi (Drita)
Lenart Mustafa (SSvreutlingen)
Art Ahmeti (Ramiz Sadiku)
Sami Blakqori (Llapi)
Diar Pushkolli (ElClasico)
Laurin Zhuzhi (Rot-Weis Essen)
Unejs Krasniqi (Olti)
Dion Rusinovci (Rilindja)
Edi Gajtani (2 Korriku)
Bletmir Haxhiu (Llapi)
Lisian Thaçi (Peja)
Petrit Lajqi (Arena)
Albion Rexhepi (Trepça)
Bebart Selmani (2 Korriku)
Unejs Mustafa (Kurda)
Orges Paqarizi (2 Korriku)
Tuan Havolli (Kurda)
Endi Krasniqi (Hannover 96)
Riad Berisha (2 Korriku)
Andi Kelmendi (Wuppertaler)
Staf i trajnerëve
Ilir Nallbani
Faruk Statovci
Artan Bytyqi
Labinot Metaj
/TV Arbëria