Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bankat e Kosovës i kanë marrë 400 milionë euro dhe i kanë degdisur jashtë

Bankat e Kosovës i kanë marrë 400 milionë euro dhe i kanë degdisur jashtë

Bankat e Kosovës  kanë dërguar në një mënyrë a tjetër mbi 400 milionë euro jashtë shtetit.

“Ato, në vend me iu dhanë kredi bizneseve kosovare, janë duke iu dhanë kredi bankave e bizneseve të Evropës.

Pra, po i marrin paret tona e po i degdisin jashtë, duke i rrezikuar ato në një treg ku nuk i kontrollon askush, pra as Banka Qendrore e Kosovës.

Kështu, pos që varfërohet Kosova, rrezikohen direkt edhe depozitat tona në banka. E për ato depozita nuk po paguajnë thuajse asgjë.

Pra, po i marrin paret tona qyl e po i investojnë dikah tjetër, duke ia tërhequr paret një vendi që ka nevojë jetike per to”- kështu  është shprehur Viktor Buzhala në facebook.

/TV Arbëria